Përmbarues Gëzim Gjoshi
Autoriteti permbarimor Enforcment i përgjigjet nevojës dhe kërkesave në rritje të kreditorëve të shumtë për realizimin e plotë dhe në kohë të të drejtave të tyre, si dhe për transparencë më të madhe lidhur me mundësitë reale të pasurisë së debitorit që përbën objekt ekzekutimi. Autoriteti permbarimor Enforcment ofron një paketë shërbimesh profesionale për të adresuar të gjitha nevojat dhe shqetësimet tuaja. Juristët e specializuar, që janë pjesë e stafit tonë, ju sjellin ekspertizën e tyre në gjithë aspektet e procedurës së ekzekutimit të titujve ekzekutivë. Si rezultat i shërbimeve të shkëlqyera, stafit profesional dhe veprimtarisë sonë që orientohet tërësisht në shërbim të klientëve, Autoriteti permbarimor Enforcment ka krijuar sot një bazë shumë të gjerë klientësh në të gjithë vendin.
Profili 1.
Reforma ne drejtësi nëpërmjet miratimit te Ligjit për proceduren permbarimore nr 04/L-139datë 20 dhjetor 2012 shpallur me dekretin Nr DL-001-2013,nga Presidentja e Republikes së kosoves Atifete Jahjaga), hapi rrugën për ngritjen e një sistemi shërbimi përmbarimor privat.
Në këtë kuader,në nentor të vitit 2014 krijohet Autoriteti Përmbarimo {Enforcment ) e cila ka si objekt të veprimtarisë së saj ekzekutimin e titujve ekzekutivë dhe ofron shërbimet e saj për të gjithë Subjektet Fizike ose Juridike, Entet Shtetërore ose Private, Bankat ose Institucionet e tjera Financiare.
Autoriteti Përmbarimor Enforcment i përgjigjet nevojës dhe kërkesave në rritje të kreditorëve të shumtë për realizimin e plotë dhe në kohë të të drejtave të tyre, si dhe për transparencë më të madhe lidhur me mundësitë reale të pasurisë së debitorit që përbën objekt ekzekutimi.
Autoriteti Përmbarimor Enforcment ofron një paketë shërbimesh profesionale për të adresuar të gjitha nevojat dhe shqetësimet tuaja. Juristët e specializuar, që janë pjesë e stafit tonë, ju sjellin ekspertizën e tyre në gjithë aspektet e procedurës së ekzekutimit të titujve ekzekutivë.
Si rezultat i shërbimeve të shkëlqyera, stafit profesional dhe veprimtarisë sonë që orientohet tërësisht në shërbim të klientëve, shoqëria Autoriteti Përmbarimor Enforcment ka krijuar sot një bazë shumë të gjerë klientësh në të gjithë vendin.
Të Drejtat dhe DetyrimetPërmbaruesi privat ka të drejtë:
të pranojë lirisht kërkesat e subjekteve fizike apo juridike për ekzekutimin e titujve ekzekutivë, me përjashtim të rastit kur konstaton se është në situatën e konfliktit të interesit
të kërkojë, kur e konsideron të nevojshme për veprimtarinë e tij procedurale, çdo informacion, që ka të bëjë me gjendjen pasurore të debitorit apo vendndodhjen e tij, të nevojshëm për procedurat e ekzekutimit, nga institucione shtetërore, persona juridikë apo fizikë, në përputhje me ligjin
të ketë mbështetjen e forcave të rendit, kur e çmon të domosdoshme, gjatë procedurave të ekzekutimitPërmbaruesi gjyqësor privat ka për detyrë:
të veprojë me ndershmëri, paanësi, profesionalizëm dhe kurdoherë në interes të palës kërkuese, pa cënuar në mënyrë të paligjshme të drejtat dhe interesat e palës tjetër
të zbatojë me përpikmëri dispozitat e Ligjit të Procedures përmbarimore dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore
të kryejë për subjektet fizike ose juridike veprimet e nevojshme, që synojnë realizimin e së drejtës së tyre dhe mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshëm
të informojë për çdo veprim procedural palët në proces ekzekutimi, si dhe të japë sqarimet e nevojshme për veprimet e kryera
të ruajë sekretin profesional dhe të mos zbulojë të dhëna, që i kanë mësuar gjatë veprimtarisë së tyre profesionale ose nga dokumentet, që i janë vënë në dispozicion nga palët në proces ekzekutimi, përveç kur dhënia e këtij informacioni është detyrim ligjor
të marrë masat dhe veprimet e nevojshme për ekzekutimin e titullit ekzekutiv, në respekt të dinjitetit njerëzor, duke vënë në balancë nevojat e debitorëve dhe interesat e kreditorëve.Autoriteti përmbarimore Enforcment me përkushtim dhe këmbëngulje në zbatimin e normave proceduriale të ekzekutimit të detyruar, ofron shërbimin e ekzekutimit të titujve ekzekutivë për
Procesi i ekzekutimit të titujve ekzekutivë, në përputhje me parimin e disponibilitetit, fillon me kërkesën e kreditorit për vënien në ekzekutim të titullit ekzekutiv. Përveç kërkesës për ekzekutim, kreditori kërkohet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtëm:
1. Titullin ekzekutiv
2. Urdhrin e ekzekutimit
3. Pagesën e tarifës për vënien në ekzekutim, e cila përbën një tarifë të detyrueshme për tu paguar për fillimin e procedurës së ekzekutimit. Kjo tarifë parapaguhet nga kreditori dhe pas përfundimit të procedurës së ekzekutimit i ngarkohet debitorit.
4. Prokurën apo autorizimin, sipas rastit, për personin që përfaqëson palën kreditore
Me pranimin e kërkesës së kreditorit për vënien në ekzekutim, në përputhje me nenin 40 të ligjit nr.10031 datë 11.12.2008 "Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat", "Autoriteti Përmbarimor Enforcment" dhe pala kreditore ose kërkuese e shërbimit lidhin ndërmjet tyre kontratën e shërbimit, modeli i të cilës është miratuar nga Ministri i Drejtësisë.
Fillimisht merren të gjitha masat që ekzekutimi të përmbushet në mënyrë vullnetare nga debitori, dhe në rastin kur këto përpjekje rezultojnë të pasuksesshme, atëherë procedura vijon sipas parashikimeve të dispozitave procedurale për ekzekutim të detyrueshëm, duke detyruar debitorin, që të përmbushë detyrimin e tij sipas përcaktimit në titullin përkatës ekzekutiv, me mjetet ligjore të përcaktuar në Kodin e Procedurës Civile (pjesa e katërt, "Ekzekutimi i Detyrueshëm").
Konkretisht, menjëherë mbas regjistrimit të çështjes, kryhet veprimi procedurial i lajmërimit për ekzekutimin vullnetar të detyrimit brenda një afati të caktuar, në varësi të titullit ekzekutiv (5 ditë, kur objekti i ekzekutimit lidhet me pagë ose detyrim për ushqim dhe 10 ditë në të gjitha rastet e tjera). Në rastin kur brenda afatit të sipërpërmendur, debitori shlyen detyrimin e tij në mënyrë vullnetare, procedura e ekzekutimit pushon. Me kalimin e afatit dhe në kushtet kur debitori nuk ka vepruar për shlyerjen e detyrimit, kalohet në fazën vijuese të ekzekutimit të detyruar ku procedohet me vendosjen e masës së sekuestros mbi pasuritë e debitorit, pasuri këto të cilat mund të jenë në të holla, pasuri të luajtshme ose të paluajtshme ose kredi të debitorit ndaj personave të tretë. Në rastet kur vendoset sekuestro në të hollat e debitrorit, përmbaruesi bën kalimin e menjëhershëm të shumave të përfituara kreditorit, kurse në rastet që kemi të bëjmë me sende kryhen veprime proceduriale lidhur me inventarizimin, vlerësimin, shitjen e lirë, ankandin deri tek kalimi i pronësisë në drejtim të blerësit. Gjithashtu ekzekutimi mund të ketë si objekt dorëzimin e një sendi të caktuar ose detyrimin për kryerjen e një veprimi të caktuar.
Gjatë ushtrimit të aktivitetit përmbarimor, "Shërbimi Përmbarimor ZiG" aplikon tarifat e miratuara me udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave nr. 1240/5, datë 15.9.2009 "Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat".
me përkushtim dhe këmbëngulje në zbatimin e normave proceduriale të ekzekutimit të detyruar, ofron shërbimin e ekzekutimit të titujve ekzekutivë për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, publikë apo shtetërore, bankat apo institucionet e tjera financiare.
Procesi i ekzekutimit të titujve ekzekutivë, në përputhje me parimin e disponibilitetit, fillon me kërkesën e kreditorit për vënien në ekzekutim të titullit ekzekutiv. Përveç kërkesës për ekzekutim, kreditori kërkohet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtëm:
1. Titullin ekzekutiv
2. Urdhrin e ekzekutimit
3. Pagesën e tarifës për vënien në ekzekutim, e cila përbën një tarifë të detyrueshme për tu paguar për fillimin e procedurës së ekzekutimit. Kjo tarifë parapaguhet nga kreditori dhe pas përfundimit të procedurës së ekzekutimit i ngarkohet debitorit.
4. Prokurën apo autorizimin, sipas rastit, për personin që përfaqëson palën kreditore