Gipa Shpk

Location
Rr. "Bajram Gashi"
Lipjan
phone 045 333 531 phone 038 580 461 Email [email protected]

Kompania Gipa SHPK e ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1986 si kompani familjare dhe aktualisht e vazhdon aktivitetin e saj duke sjellë në treg tregtinë e materialeve te ndertimit, te hekurit, blloqeve, cimentos, materialeve per fasada. Me seriozitetin dhe korrektësinë në punën e saj ka një klientelë solide së cilës i pergjigjet në çdo kohë dhe me cilësi me shumicë dhe me pakicë. E vendosur në rrugën "Robert Gajdiku" (rruga e Anjeves), hyrja për Lipjan, është në një pozicion shumë të favorshëm për lëvizjet dhe shërbimet e saj si kompani. Puna e palodhur e drejtuesve të kompanisë dhe e punonjësve të saj, e kthejnë GIPA-n në një partner të besueshëm dhe të pazëvendësueshëm në treg.

Transporti me kamiona 2 deri në 25 Ton për mallra të ndryshëm nga të trete është linja e komunikimit me klientët në kohë dhe vendndodhje. Mjafton një telefonatë dhe transporti është në dispozicion. Pika e karburantit e ngritur pranë kompanisë dhe shërbimi Motelier GIPA-n e bëjnë të afrueshme dhe unike.