Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste "Prishtina"

Location
Andrea Gropa p.n. 10 000 Pristina
Të gjitha
phone +377 44 168 370 Email [email protected] web www.shba-prishtina.com/
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina” është themeluar në vitin 1948 me emrin “Gërmia” nga bjeshkatarët e asaj kohe. Emrin “Gërmia” e mori pasi që qyteti i Prishtinës të vetmin mal më të afërt e kishte Gërminë. Gjatë viteve 70-ta iu ndërrua emri nga Shoqëria Bjeshkatare –Skitare “Gërmia” në Shoqëria Bjeshkatare -Skitare “Prishtina”. Më vonë në vitet ’80-ta skitarët formuan Shoqërinë e tyre kurse bjeshkatarët e formuan shoqërinë me emrin Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina” të cilin e mbanë edhe sot. Anëtarët e Shoqërisë gjatë këtyre viteve kanë marrë pjesë në shumë takime si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, ku kanë korrë suksese. Shoqëria punon në bazë të statutit të harmonizuar me statutin e Federatës së Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Republikës së Kosovës.